Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Rednap: Pavluçenko mësoje anglishten!

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Rednap: Pavluçenko mësoje anglishten!

    Post by milan4ever on Tue Apr 14, 2009 12:22 pm


    Sulmuesit rus të Totenhemit, Roman Pavluçenko do t'i duhet të shfrytëzojë pushimin veror për të mësuar gjuhën angleze, nëse synon seriozisht për të fituar vendin e titullarit në skuadër. Një gjë të tillë e thotë trajneri i Totenhemit, Hari Rednap. Futbollisti rus të shtunën i solli fitoren skuadrës së tij ndaj Uest Hemit, ndeshje në të cilën ai hyri si zëvendësues.
    Ndonëse në Londër erdhi para shtatë muajsh, ai ende ka problem me komunikim. Roman Pavluçenko mezi flet anglishten, kurse në stërvitje vjen me përkthyes, në mënyrë që t'i kuptojë këshillat e trajnerit Rednap. Me këtë rast nuk mungojnë as momentet komike, të cilat i zbulon vetë trajneri i Totenhemit. "Ky është një problem jo i vogël. Gjithmonë kemi përkthyesin e tij i cili sillet përreth futbollistëve. Kur topi shkon në drejtim të Romanit, ai menjëherë vrapon në drejtim të tij. Non-stop është përkrah tij, madje di edhe të shkëputet mirë dhe të shënojë gol me kokë", ka thënë Rednap, duke aluduar në përkthyesin e Pavluçenkos: "Mendoj se Romani do të ishte sulmues edhe më i mirë, nëse do të fliste anglishten ashtu si duhet", ka shtuar Rednap, i cili ish-sulmuesin e Spartakut të Moskës kryesisht e mbanë në bankinë. Do theksuar se Totenhemi, që pati startin më të dobët në histori të klubit në këtë edicion, tashmë është vetëm dy pikë larg zonës që e çon në garat evropiane, prandaj Rednap
    dëshiron të nxjerrë maksimumin nga lojtari i tij, i cili erdhi në këtë skuadër për 13 milionë funte.

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 2:11 pm