Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Barcoleta të reja!!!

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Barcoleta të reja!!!

    Post by milan4ever on Mon Apr 13, 2009 10:39 pm

    Anglishtja
    Shkon Xhema në New York dhe e gjen një banesë përplot me minj. Shkon tek pronari të ankohet, por nuk di mirë anglisht. Pronari e pyet:
    - What is the problem?
    - Ju nou...Tom end Xheri...
    - Yes, Tom and Jerry, so what is the problem?
    - Po Xheri deee.

    Mençuria
    E kap polici hajnin. Hajni i pafuqishëm e pyet policin:
    - A mund të shkoj një minutë deri tek ajo furrë buke, do të vdes urie?
    Polici i thotë:
    - Shko, por kthehu menjëherë.
    Polici e lëshon, hajni ikë. Të nesërmen i njëjti polic e kap të njëjtin hajn. Hajni i thotë prapë:
    - Të lutem, më le të shkoj një minutë deri tek ajo furrë buke, do të vdes urie?
    Polici i thotë:
    - Po more, nuk jam unë aq budalla, ti trus këtu, e unë po shkoj po të blej!

    Kryengritja
    Pyet mësuesja Shulin:
    Si quhet procesi kur populli çohet në kryengritje?
    Shuli ia kthen:
    Menstruacion!
    Si menstruacion, mos mendove revolucion?!
    Shuli ia kthen sërish:
    Po njëjtë de, njëlloj gjakderdhje!

    Pullat postare
    Dërgon biondina letër, e zyrtari i postës ia tërheq vërejtjen:
    - Zonjë, keni vendosur më shumë pulla postare se sa që duhet në këtë letër!
    - O Zot! Ishalla nuk shkon tepër larg, ia kthen biondina.

    Udhëtimi zyrtar
    I ankohet mikesha mikeshës:
    - Eh, çka është jeta! Njëfarë vakti kënaqesha në seks kur më kthehej burri nga udhëtimi zyrtar...
    - E tash?
    - Tash kënaqem kur ai shkon në udhëtim.

    Skënderbeu
    Vjen një plak në Prishtinë dhe e pyet një polic se ku është Skënderbeu?
    - Eh morë mixhë, po edhe budalla ma i madh e din ku është ai...
    - Po mu për këtë po të pyes ty. – ia kthen plaku.

    Papagalli
    Harron plaka papagallin në frigorifer. Pas pesë orësh hap frigoriferin dhe si e habitur thërret:
    - Oh kënd po e shohin sytë e mi?!
    Papagalli ia kthen:
    - Pinguinin, bre zoti të marroftë!!!

    Çorapet
    I thotë gruaja burrit:
    - Hmm, çka po të vjen more sot era e mirë! Çfarë ke bërë?
    Ai ia kthen:
    - Kam mbathur çorape të lara!

    Emri
    Shëtitet një plak nëpër park dhe e takon një djalosh të vogël të ulur në ulëse, dhe e pyet:
    - Djali jem, qysh e ke emrin?
    Djaloshi ia kthen:
    - Besnik.
    Plaku ia kthen:
    - Aii, shumë mirë more, e paske njëjtë si nipi jem Rexhepi.

      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:54 am