Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Pagat: Sejdiu 2.873, Krasniqi 2.420, Thaçi 1.442 euro

    Share

    Admin
    Administrator
    Administrator

    Pagat: Sejdiu 2.873, Krasniqi 2.420, Thaçi 1.442 euro

    Post by Admin on Mon Apr 13, 2009 2:45 pm


    Pagat: Sejdiu 2.873, Krasniqi 2.420, Thaçi 1.442 euro
    Një vendim i qeverisë për rritjen e pagave 10 % të punëtorëve të administratës publike, sipas një përllogaritjeje të bërë nga televizioni Kohavision, ka shkuar edhe në favor të krerëve të lartë politikë.

    Nga vendimi i 23 janarit kanë përfituar të gjithë të paguarit nga buxheti i Kosovës, me disa përjashtime. Kështu, pagat u janë rritur edhe kryeministrit e ministrave të qeverisë.

    Në këtë mënyrë, paga e kryeministrit Hashim Thaçi nga 1.312 euro ka shkuar në 1.442. Ministrat që e kishin pagën 1.150 euro tashmë e kanë 1.265 euro.

    Rroga i është rritur edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që i ka shkuar nga 2.200 euro në 2.420 euro, ndërsa pagat u janë rritur edhe deputetëve, të cilët në vend të 980 eurove sa kanë marrë deri më tash, do të marrin 1.078 euro.

    Për ta bërë real ndryshimin, sipas këtij televizioni, është përkujdesur edhe presidenti i Kosovës. Paga e presidentit Fatmir Sejdiu tashmë ka mbërritur në 2.873 euro, dhe ai vazhdon të mbetet presidenti më i paguar i rajonit.

    Fatmir Sejdiu, president i Kosovës – 2.873
    Traian Basescu, president i Rumanisë – 2.500
    Bamir Topi, president i Shqipërisë – 2.100
    Boris Tadiq, president i Serbisë – 1.900
    George Ivanov, president i Maqedonisë – 1.200

    Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, thotë se është në përfundim ligji për pagat e zyrtarëve të lartë politikë, që do ta ndalë praktikën e caktimit të rrogave nga vetë institucionet.

    Pagat e zyrtarëve të lartë janë bërë shpesh objekt diskutimi publik. Presidenti Sejdiu propozoi që ta ketë rrogën prej 3100 eurosh vitin e kaluar, por u tërhoq pas presionit medial. Ligji për presidentin thotë se ai duhet ta ketë pagën më të lartë se kryeparlamentari Krasniqi për së paku 25%, gjë që nuk ndodh aktualisht. /KTV/Telegrafi/


    _________________
    IT Support

      Current date/time is Wed Dec 07, 2016 8:14 pm