Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Arsenali barazoi në El Madrigal

    Share

    DeFFo
    Moderator
    Moderator

    Arsenali barazoi në El Madrigal

    Post by DeFFo on Wed Apr 08, 2009 5:06 pm

    Arsenali barazoi në El Madrigal

    Arsenali ka arritur të nxjerrë një barazim të rëndësishëm me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në udhëtim tek Villarrealit.

    Vendasit e filluan më fuqishëm lojën duke dominuar dhe duke marrë epërsinë në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk arritën ta ruajnë avantazhin, me Arsenalin që ishte më dominues në pjesën e dytë.

    Pjesa e parë

    Topçinjtë e Londrës vuajtën gjatë pjesës së parë të ndeshjes, me vendasit që ishin më ngulmues duke krijuar edhe rastet më të mira.

    Villarreali kaloi në epërsi mjaft herët, me anë të një goditje bombarduese nga largësia e kapitenit Marcos Senna në minutën e dhjetë të lojës, e cila ishte e pambrojtur për portierin Manuel Almunia.



    Marcos Senna duke iu gëzuar golit të avantazhit. Foto: AP

    Arsenali pësoi edhe një goditje tjetër, pasi Almunia u detyra të largohet më herët nga loja për shkak të një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga portieri i dytë Lucas Fabiansky.

    Por nuk mjaftoi kaq, topçinjtë patën edhe një zëvendësim tjetër të detyrueshëm, kur pas 42 minutash lojë William Gallas u dëmtua për t’ia lëshuar vendin Johan Djorou.

    Pjesa e dytë

    Pas pushimit Arsenali u rikthye më i freskët duke krijuar raste më të shpeshta shënimi që rezultuan edhe me një gol. Ishte sulmuesi i Togos, Emmanuel Adebayor, ai i cili shënoi golin e barazimit, që erdhi 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.



    Emmanuel Adebayor në mesin e dy lojtarëve të Villarrealit. Foto: Reuters

    Topçinjtë vazhduan të sulmojnë duke krijuar raste të cilat nuk u shfrytëzuan nga Adebayor, Nasri e Walcott. Edhe vendasit patën tentime të rralla për të gjetur portën kundërshtare, përfshirë edhe një goditje tjetër të fuqishme të Senna, por që asnjëra nuk përfundoi në rrjetën e Fabiaskyt.

    Rezultat, megjithëse i barabartë, favorizon Arsenalin për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Emmirates Stadium pas një jave.

    SHIKO GOLIN

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 2:13 pm