Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Spanja vazhdon të mbajë kryesimin

    Share

    DeFFo
    Moderator
    Moderator

    Spanja vazhdon të mbajë kryesimin

    Post by DeFFo on Wed Apr 08, 2009 5:01 pm

    Spanja, e cila vazhdon nga fitorja në fitore dhe është e pamposhtur në 31 ndeshje, po ashtu ka thyer një rekord të ri të renditjes botërore të kombëtare sipas FIFA-s.

    Me një dallim prej më shumë se 350 pikësh në mes tyre dhe rivalëve më të afërt, spanjollët janë liderët më dominues që kur kjo listë për të parën herë ka filluar të publikohet.

    Në krye të tabelës së kombëtareve më të mira, Kampioni i Evropës ndiqet nga Gjermania dhe Holanda. Brazili dhe Italia kanë pësuar nga një ngritje duke mbajtur tash vendin e katërt, respektivisht të pestë.

    Argjentina, e cila u thye nga Bolivia në ndeshjen e fundit, pagoi çmimin duke zbritur dy vende, dhe tash gjendet në të gjashtën pozitë, një para Anglisë që është ngritur dy vende.

    Edhe Franca është rikthyer në dhjetëshe, duke u ngritur dy vende dhe duke qëndruar prapa Kroacisë (e 8-ta) dhe Rusisë (e 9-ta).

    Ngritjet më të mëdha i kanë bërë Togo me 26 vende (tash në pozitën e 121-të) dhe Bosnja dhe Hercegovina me 20 vende (tash e 38-ta). Shqipëria ka zbritur 11 pozita, dhe tash renditet e 91-ta.

    Publikimi i ardhshëm i FIFA-s do të bëhet më 6 maj.


      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 2:13 pm