Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Përshkrimi i Xhehnetit!

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Përshkrimi i Xhehnetit!

    Post by milan4ever on Sat Mar 28, 2009 12:53 am

    Përshkrimi i xhenetit
    Tek porta e xheneti
    Kjo temë do të jetë e përqendruar rreth xhenetit, të cilin Zoti e ka pregatitur për besimtarët dhe njerëzit e devotshëm.
    Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Atë ditë Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm.” (Shuara 90)
    Të gjithë hapësirat e xhenetit janë të parfumosura me parfumet më të mira, era e të cilave ndihet deri në një distancë prej pesëqind vitesh udhëtim.
    Zoti e ka lënë në dorën tonë të zgjedhim nëse duam parfumin e xhenetit, apo kutërbimin e qelbit në xhehnem.
    A e ndjen veten pranë portës së xhenetit o vëlla? A e ndjen se do e kesh fatin të përjetosh çastet më të lumtura në atë botë?
    Me qëllim që t’a fitosh këtë shpërblim të madh, duhet të përpiqesh dhe të lodhesh në këtë botë.
    Zoti ka caktuar disa adhurime me anë të cilave ti o vëlla dhe o motër mund t’a arrini këtë gradë të lartë, jetesën në xhenet. Një nga këto adhurime është edhe muaji i shenjtë i Ramazanit. Janë pikërisht këto ditë të këtij muaji të shenjtë, ditë në të cilat Zoti i nderon disa njerëz me dashurinë dhe simpatinë e Tij. Kështu, zemrat e këtyre njerëzve, kthehen nga zemrat më të largëta nga Zoti, në zemrat më të dashura të Tij.
    Diçka e tillë ndodhi me magjistarët e Faraonit. Para disa çastesh, ata ishin magjistarë dhe jobesimtarë, por për disa çaste, u kthyen në besimtarë të përkushtuar, duke rënë në sexhde për Allahun e madhëruar.
    Këtë moment, e përshkruan dhe Zoti i madhëruar në Kuran:” Atëherë magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait”. (Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.” (Taha 70-71)
    Kurse në suren Shuara, këta magjistarë dëshmuan:” (Faraoni) tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë! Patjetër që ai është i madhi juaj, i cili ju ka mësuar magjinë. Ta dini se unë, në të vërtetë, do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju kryqëzoj të gjithëve! Ata thanë: “S’ka gjë! Sigurisht, Ne do të kthehemi te Zoti ynë. Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet, meqë jemi besimtarët e parë.” (Shuara 49-51)
    Nëse Zoti sheh një pregatitje dhe dëshirë për fenë në zemrën tënde, ai e ndryshon dhe e bën atë t’a pranojë të vërtetën në disa çaste.
    Ajo për të cilën kemi nevojë në këtë botë, është siguria, të cilën na e ka dhënë Zoti i madhëruar kur thotë:”Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” (Kurejsh3-4)
    Thotë Profeti a.s:”Kush ndihet i sigurtë në shtëpinë e tij, me fizik të shëndetshëm dhe dhe ka ushqimin e një ditë, sikur i është dhuruar dynjaja me të mirat e saj.”
    Por, ndonjëherë ne provohemi nga siguria e jetës dhe qetësia dhe kjo, zakonisht ndodh kur njerëizt shkelin dhe shpërfillin urdhërat e Zotit.
    Thotë Profeti a.s rreth bukurive të xhenetit:”Një metër vend në xhenet, është më i mirë se kjo botë me githë të mirat e saj.”
    Kjo, pasi të posedosh një metër vend në xhenet, do të thotë të jetosh brenda tij, të shohësh dhe të shijosh shumë bukuri të xhenetit.
    Thotë Zoti në një hadith kudsij:”Kam pregatitur për robët e Mi të ndershëm, gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as në mendje nuk i ka vajtur kujt.”
    A e imagjinon dot gëzimin dhe lumturinë tënde në çastet kur të hapet dera e xhenetit dhe ti të vërshosh brenda? Sado të mendosh dhe meditosh rreth xhenetit, sado të fantazosh, kurrë nuk mund t’i afrohesh gëzimit të atyre çasteve. Kjo pasi xheneti është jashtë kufinjve të shqisave tona, është jashtë fantazisë tonë.
    Ibnul Xheuzij është një nga dijetarët muslimanë. Ai e kaloi jetën në kërkim të dijeve dhe thuhet se ka lexuar mbi njëzet mijë volume. Kur mbushi moshën tetëdhjetë vjeçare, ai ishte dhënë pas shkencave të Kuranit. Një ditë, i foli shejtani dhe i tha:”Të ikën ditët e rinisë o Ibnul Xheuzi!”
    Por ai ia ktheu:”Hesht o i mallkuar! Gratë e Egjyptit i prenë duart me thika, kur panë bukurinë e Jusufit a.s.”
    Me këtë, ai i thoshte se gratë i prenë duart me thika kur panë bukurinë e një krijese në këtë botë, po sikur të kishin parë bukuritë e botës tjetër në xhenet?!
    Shpesh herë, Profeti a.s ua përsëriste shokëve të tij që oferta e Allahut – xheneti – është shumë e shtrenjtë.
    Ne duhet të shtojmë vullnetin dhe këmbënguljen për t’a fituar begatinë e botës tjetër, xhenetin. Njëkohësisht, duhet t’a lusim Zotin nga zjarri dhe dënimi i xhehnemit. Një ditë, Profeti a.s u tha shokëve të tij:”Zjarri i kësaj bote, është një nga shtatëdhjetë pjesë e zjarrit të xhehnemit.” Në një transmetim tjetër, Profeti a.s shton:”Zoti e ka rrethuar me shtatëdhjetë mëshira, që t’ua lehtësojë dhimbjet e tij.”
    Duke qarë me ngashërime, shokët e Profetit a.s i thanë:”Sikur të ishte si zjarri i kësaj bote, do të ishte shumë.”
    Tregon Ebu Hurejre:”Zoti e ka ndezur zjarrin e xhehnemit për një mijë vite derisa u skuq. Më pas e ndezi për një mijë vite të tjerë derisa u zbardh. Pas kësaj e ndezi për një mijë vite të tjera derisa u nxi. Tashmë ai është i errët si nata.”
    Sa më shumë ditë dhe vite kalojnë, aq më shumë i afrohemi ditës kur do të ndahemi nga kjo botë. Kjo duhet të na bëjë të zgjohemi nga indiferentizmi që na ka kapluar dhe të distancohemi nga veprat e këqija dhe të poshtra.
    Rruga e vetme të cilën duhet të ndjekim, është ajo e bindjes dhe adhurimit të një Zoti të vetëm.
    Zoti na ka krijuar për t’a adhuruar dhe si shpërblim Ai ka pregatitur xhenetin.
    E lusim Zotin që të na bëjë nga banorët e xhenetit, ku të jemi në shoqërinë e Profetit a.s, shokëve të tij dhe të gjithë atyre që ndoqën rrugën e drejtë.

    DeFFo
    Moderator
    Moderator

    Re: Përshkrimi i Xhehnetit!

    Post by DeFFo on Sat Mar 28, 2009 12:05 pm

    nice post Zoti te Shprebleft ne Xhennet

      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:52 am