Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Në vend se të aterronte aeroplanin, piloti i lutej Zotit

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Në vend se të aterronte aeroplanin, piloti i lutej Zotit

    Post by milan4ever on Fri Mar 27, 2009 1:42 pm


    Piloti nga Tunizia i cili gjatë problemeve në fluturim kishte filluar t’i lutet Zotit, e më pas kishte filluar të ndërmarrë masat e duhura për aterrim të dhunshëm të aeroplanit është dënuar me dhjetë vjet burg, njofton Reuters.

    Kur në vitin 2005 ka vërejtur se ka probleme gjatë fluturimit të aeroplanit të cilin e pilotonte, një pilot tunizian në vend që ta lëshonte aeroplanin në tokë, kishte filluar të bëj panik dhe t’i lutej Zotit.

    Në rënien e aeroplanit mbi ishullin italian të Sicilisë kishin vdekur 16 persona, e aeroplani së bashku me udhëtarët tjerë dhe ekuipazhin patën përfunduar në det.

    Edhe pse problemet në fluturimin e aeroplanit i ka shkaktuar një prishje në rezervar, piloti është përgjigjur për jetët e njerëzve të cilat sipas mendimit të gjykatës ai ka mundur t’i shpëtojë.

    Piloti, emrin e të cilit nuk e ka bërë të njohur Reuters, është dënuar me dhjetë vjet burg.

      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:48 am