Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Fjal të urta islamike

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Fjal të urta islamike

    Post by milan4ever on Fri Mar 27, 2009 2:23 am

    Kjo bote eshte tre dite;dje, sot dhe neser.Dita e djeshme kaloi .E nesermja nuk dihet do te vije apo jo.Pra vlersoje diten e sotme

    Njeriu i zgjuara eshte ai cili i ben llogari te perpara se te vdes dhe qe vepron ato pune te cilat do ti nevojitenaij pas vdkjes

    Ai njeri qe nuk ka dituri, nk ka asnje vlere as ne kete bote e as ne tjetren(ahiret).


    N.q.s nuk je zemer mir i humbet vlera mallit.Nese nuk e mban fjalen e dhene i humbet vlera shoqeris.


    'Kjo bote eshte krijuar per ju;Ndersa ju jeni krujuar per ahiretin;Ne ahiret nuk ka vend tjeter perveq Xhenetit dhe zjarrit te Xhenemit;


    Ruaju pasimit të hapave të shejtanit dhe largohu nga çdo send i cila synon prishjen e moralit tënd dhe dëgjimit tënd, dhe largohu nga kjo sikur qe ikë nga luani

    'Sa ngrehet grada e te menqurit aq shtohet edhe thjeshtesia'

    Grada e injorantit le te jete sa do e larte perseri njerezit me sy te ulur ka per ti pare'

    Dashuria e vertet mes dy shokeve eshte ajo dashuri qe nga ajo nuk pret as dobi dhe as dem

    "Gjeja me e qmuar tek njeriu eshte mendja.Puna qe nuk ben te pendohesh eshte pune e drejte dhe e paster"

    Vecoria me e mir tek njeriu eshte drejtesia ne momentin kur eshte i nevrikosur, kur eshte ngusht doreleshimi dhe kur ka mundesi te denoj dicka ta fali"


    Shfrytezoj pese gjera para se te vine pese tjerat: Shfrytezo rinine para se te plakesh, shfrytezo shendetin para se te semuresh, shfrytezo pasurine para se te behesh i varfer, shfrytezo kohen e lire para se te jesh i zene si dhe ne fund shfrytezo JETEN PARA SE TE VDESESH....


    Nese dikush e lut Allahun (3 her) qe ta dergon ne Xhennet, thote Xhenneti: „O Allah, lejoje ate qe te hyje ne Xhennetin e vet.“ Dhe nese dikush e lut Allahun (3 her) qe ta ruaje nga zjarri, zjarri thote: „O Allah, ruaje ate nga zjarri.“

    Mendjemadhesia eshte armiku me i madh i suksesit.(Ali fuad bashgil)

    Deshperimi per kete bote ta erreson zemren, ndersa deshperimi per boten e amshueshme ta ndriqon zemren.(Hx Osmani)


    'Vdekja nuk eshte fatkeqesi.Fatkeqesia vertete eshte te mos jesh ne dijeni te atyre gjerave qe do tendodhin pas vdekjes'


    Rruaju borgjit se borgji të poshtëron ditën dhe të shqetëson natën

    Rruaju nga hidhërimi se hidhërimi i ka shkatëruar zemrat e të mençurve.


    Fjala jote le të jetë e ëmbël, fytyra jote le të jetë gëzuar dhe angazhohu që të jeshë i dashur pranë njerzëve.

    LLukman


    Nese nderon Krijusin tend, i perkushtohesh me shpirt e ndijenja dhe me vepra e jo me fjal te kota qe i merr era,dhe nderon familjen tande,fqinjet tu dhe njerzit tjer per rreth,atehere je besimtar i mire

    'Kapitali me i madh eshte qe te kesh besim tek Allahu dhe mos i varesh shpresat tek njerezit'


    'Besimtari flet pak dhe vepron shume, ndersa munafiku flet shume dhe punon pak'

    'Qellimi i mire nuk eshte ti besh punet per te kenaqur njerezit ,por per te kenaqur Allahun'

    'Shenja qe tregon se i frikesohesh Allahut,eshte te braktisesh gjynahet'

    'Ne zemren e cdo kujt ka respekt per bamiresit dhe urrejtje per doreshtrenguarit'

    "Fjala nuk ka vlerë veçse e shoqëruar me vepër. Fjala dhe vepra nuk kanë vlerë veçse të shoqëruara me nijet. Dhe fjala, vepra dhe nijeti nuk kanë vlerë veçse nëse janë sipas sunetit (të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem)." ["Sherh Usul Itikad...", El Lalikai]

    'Largohuni nga veset e keqija ashtu si largoheni nga haramet

    Njeriun e mirë nderojë.................,Njeriun e keq duroje..


    Hipokriti dhe injoranti jan pjell e Shejtanit dhe Allahu i urren.

    “Njeri i mençur është ai që kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpreson dhe mbështetet në Allahun.”

    Duaj sa te duash, nje dite do te ndahesh.

    Jeto sa te duash, nje dite do te vdesesh.

    Vepro si te duash, nje dite do te japesh llogari

    Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr.

    2- Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.

    3- “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.

    4- Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt.

    5- Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.

    6- Nëse do që të urrejnë të gjithë, iu thua të gjithëve se kush janë.

    7- Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre.

    8- Kush e donë një dru, donë edhe degët e saj.

    9- Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje.

    10- Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.

    11- Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron.

    12- Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e donë askënd.

    13. Turpi është bukuria e femrës ndërsa vlerë te meshkujt.

    14- Nëse digjet shtëpia e fqiut, ruaje tënden.

    15- Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur.

    16- Miqësia është pusi,sa më tepër nxjerrë nga ajo , ajo bëhet më i thellë.

    17- Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.

    18- Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos e humbur atë çka e ke.

    19- Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë , të gjitha vështirësitë do t’i janë të lehta.

    20- Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.

    21- Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia.

    22- Nëse nuk do të keqen nga ti, ik nga e keqja.

    23- Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.

    24- Kush mbjellë të mira korrë falënderime.

    25- Edhe në kopsht të mirë din me qenë ndonjë gjarpër.

    26- Jeta është gjëja e vetme që sa më shumë rritet aq më shumë bie.

    27- Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij.

    28- Përvoja është krahëria të cilin ta falë jeta kur të bien flokët.

    29- Paraja është e mirë si shërbëtor, por i keq si pronar.

    30- Madhësia e dijes sate lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës sate lind miq.

    31- Nëse i verbëri e udhëheq të verbëtin, të dy do të bien në humnerë.

    32- Çasti i dhimbjes zgjatë një orë, ndërsa kënaqësia një moment.

    33- Nuk duhet t’i frikësohesh krismës sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet.

    34- Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tija, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.

    35- Nëse do me pa realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur.

    36- Kush gabon është njeri,ndërsa ai që në gabime qëndron është djall.

    37- Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.

    38- Nëse jemi vëllezër nuk na janë qeset motra.

    39- Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet.

    40- Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.

    41- Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.

    42- Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë, ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.

    43- Rehat flenë ai i cili nuk ka atë nga e cila ai frikësohet.

    44- Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe.

    45- Nëse dikush mundë ta blej kapelën, nuk mund të blej mendjet.

    46- Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat.

    47- Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec.

    48- Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.

    49- Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftë kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekë.

    50- Ruaju të ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bënë konak dhe njeriut të ndershëm kur e bjerë në situatë të keqe dhe ahmakut nëse je i mëshirshëm ndaj tij.

    51- Mbret unë, mbret ti – kush bënë ujë?

    52- Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.

    53- I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja.

    54- Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë maje.

    55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.

    56- Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik.

    57- Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh.

    58- Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.

    59- Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.

    60- Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.

    61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.

    62- Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.

    63- I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë.

    64- Pak dije e shumë punë

    65- Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt.

    66- Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.

    67- Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit.

    68- Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol.

    69- Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras.

    70- Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.

    71- Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena.

    72- Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua.

    73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë.

    74- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.

    75- Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.

    76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë.

    77- Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.

    78- Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti.

    79- Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo.

    80- Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha.

    81- Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin.

    82- Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë.

    83- Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.

    84- Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur.

    85- Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë.

    86- Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë.

    87- Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok.

    88- Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.

    89- Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës.

    90- Nuk ka më trim se kali qorr.

    91- Ruaju derës me shumë çelësa.

    92- Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës.

    93- Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe.

    94- I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.

    95- Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar.

    96- Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë.

    97- Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin.

    98- Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur.

    99- Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.

    100- Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasanike

      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:52 am