Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Hakerët prishin faqet e Ushtrisë Amerikane dhe të NATO-s

    Share

    Admin
    Administrator
    Administrator

    Hakerët prishin faqet e Ushtrisë Amerikane dhe të NATO-s

    Post by Admin on Sun Mar 22, 2009 12:46 am

    Në mbështetje të Palestinës, hakerët kanë vazhduar me prishjen e ueb faqeve. Kësaj radhe në shënjestër kanë qenë ueb faqet shumë të rëndësishme si ato të Ushtrisë Amerikane dhe ajo e NATO-s. Sipas Zone-H, sulmet e së enjtes arritën t’i prishin ueb faqet e Ushtrisë Amerikane në Uashington si dhe ueb faqen Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Faqja e NATO-s është kthyer sërish në përdorim online, por faqet e Ushtrisë Amerikane mbeten akoma të prishura (të paktën deri të premten në mëngjes).

    Në ueb faqet e prishura të ruajtura nga Google, ndër të tjera shkruante: “Izrael dhe SHBA, ndalni sulmet në Palestinë!” “Ju jeni popuj të mallkuar” dhe “Një ditë, ne muslimanët do ta pastrojmë botën prej jush” - janë komentet tjera të shkruara në këto ueb faqe. Por NATO nuk u është përgjigjur menjëherë këtyre komenteve. Ndërkohë jo të gjitha ueb faqet e Ushtrisë Amerikane janë prekur nga këto sulme.

    Duke përdorur atë që është e njohur si “SQL injection attack”, hakerët po ashtu e kanë prishur edhe ueb faqen e Shtabit të Forcave të Bashkuara të Regjionit Kryesor Nacional. Kështu të paktën pohon Gary Warner, Drejtor i Hulumtimeve dhe Shkencave Kompjuterike në Universitein e Alabamas në Birmingham. Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane nuk ishte në gjendje të jepte koment për këto sulme.

    Të gjitha këto sulme janë të lidhura me një grup të hakerëve turq të quajtur Agd_Scorp / Peace Crew (Brigada e paqes).

    “Gjatë muajve të fundit, ky grup ka prishur një numër të madh të ueb faqeve, e ndër to edhe ueb faqet e Microsoft në Kanadë, Irlandë e Kinë, shell, Universitetit të Harvardit si dhe Federatës së Basketbollit të Amerikës” - pohoi Warner. Ai po ashtu shkruan se grupi tani quan veten Brigada e Paqes.

    Pas rritjes së tensioneve në Gaza, shumë grupe të hakerëve nga vende si Marroko, Turqia dhe Irani kanë shkatërruar me mijëra ueb faqe. Vala e fundit e sulmeve ndaj ueb faqeve është koncentruar kryesisht në ueb faqet izraelite të lajmeve si Ynetnews.com.



      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:51 am