Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Gabime prej të cilave duhet pasur kujdes!

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Gabime prej të cilave duhet pasur kujdes!

    Post by milan4ever on Fri Mar 27, 2009 2:16 am

    1. Zilia (El Hased)

    Zilia është: urrejtja e asaj mirësie që Allahu i ka dhënë dikujt tjetër. Ajo nuk është dëshira për largimin e mirësisë së Allahut nga tjetri, por thjesht urrejtja e asaj mirësie që Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër. Kjo është zilia, qoftë kur dëshiron heqjen e asaj mirësie nga tjetri apo vazhdimësinë e saj, por e urren atë.

    Në këtë përfundim ka arritur shejhu i lslamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), i cili thotë: "Zilia është urrejtja e asaj mirësie të cilën Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër."

    Zilia është diçka nga e cila thuajse nuk mund të shpëtojë shpirti, d.m.th. që ajo mund të jetë e domosdoshme për të, por në hadith ka ardhur kjo thënie: "Nëse të hyn zilia, mos bëj zullum, dhe nëse të hyn dyshimi, mos vepro (sikur të ishte i vërtetë).” D.m.th: Kur njeriu sheh se ka zili në zemrën e tij për ndokënd, atëherë të mos i bëj zullum atij me fjalë apo vepër, sepse kjo është prej cilësive të çifutëve, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: “Apo mos kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar atyre Allahu nga Begatitë e Tij? Dhe Ne që më parë i kishim dhënë familjes së Ibrahimit Librin dhe urtësinë dhe u dhuruam atyre mbretërim madhështor.” [En Nisa, 54].

    Përveç kësaj, ziliqari bie në shumë gjëra të ndaluara:

    1. Urrejtja e asaj që ka caktuar Allahu, pasi që urrejtja e asaj mirësie të cilën Allahu ia ka dhënë atij personi është urrejtje e asaj që ka caktuar Allahu për të ndodhur si dhe kundërshtim i përmbushjes së paracaktimit të Allahut.

    2. Zilia i ha veprat e mira ashtu si zjarri ha drutë, sepse në shumicën e
    rasteve ziliqari i bën zullum atij që ka zili duke përmendur ato që urren tek ai, duke larguar njerëzit prej tij, duke i ulur vlerën, e ngjashëm me këto, gjëra të cilat janë nga gjynahet e mëdha dhe që mund të fshijnë veprat e mira.

    3. Ajo që ndodh në zemrën e ziliqarit prej hidhërimit, ferrit dhe zjarrit i cili e ha nga brenda. Sa herë që ky sheh një mirësi tek ai që ka zili, vreroset dhe i ngushtohet gjoksi. Gjithnjë e ruan dhe e studion atë person dhe sa herë që Allahu i jep mirësi atij, ky mërzitet, vreroset dhe i ngushtohet dynjaja.

    4. Në të pasurit zili ka përngjasim me çifutët, dhe siç dihet: kush vepron një prej cilësive të mosbesimtarëve, ai është prej tyre në atë cilësi, bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Kushdo që i përngjason një populli, ai është prej tyre.”

    5. Sado që zilia jote të rritet dhe të forcohet, nuk mundesh kurrë që ta heqësh mirësinë e Allahut nga ai person që ti ke zili. Dhe përderisa kjo është e pamundur, atëherë përse të kesh zili?!

    6. Zilia e pengon plotësimin e besimit, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Askush nga ju nuk beson deri sa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete.” Kjo do të thotë se ti duhet të urresh heqjen e mirësisë nga vëllai yt dhe nëse nuk e urren këtë gjë, atëherë ti nuk do për vëllanë tënd atë që do për vete, gjë e cila e pengon plotësimin e besimit.

    7. Zilia bën që të mos i kërkosh Allahut nga mirësitë e Tij, por të preokupohesh me mirësinë që Allahu i ka dhënë dikujt tjetër, ndërsa Allahu thotë: “Dhe mos dëshironi ato gjëra me të cilat Allahu ka bërë që disa prej jush të dallohen nga të tjerët. Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij. Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri për çdo gjë.” [En Nisa, 32].

    8. Zilia bën që ziliqari t’i përbuzë mirësitë e Allahut mbi të, d.m.th. ziliqari sheh se nuk është në mirësi, ndërsa tjetri është në mirësi më të madhe se ky. Dhe kështu, ai i përbuz mirësitë e Allahut mbi të dhe si rrjedhojë nuk falënderon për to.

    9. Zilia është moral i keq, pasi që ziliqari ndjek mirësitë e Allahut tek njerëzit e shoqërisë së tij dhe përpiqet me sa të mundet që të largojë njerëzit nga personi që ky ka zili, herë duke i ulur vlerën, herë me përçmimin e veprave të mira që ai bën, e herë me gjëra të tjera.

    10. Kur ziliqari ka zili, në shumicën e rasteve ai i bën zullum tjetrit dhe kështu ai tjetri merr prej të mirave të këtij deri sa të mos mbesë gjë prej tyre, pastaj merren prej të këqia të këtij dhe i hidhen mbi shpinë ziliqarit, pastaj hidhet në zjarr.

    Përfundimi është se zilia është moral negativ dhe për të ardhur keq, ajo ekziston më së shumti mes dijetarëve dhe nxënësve të dijes, mes tregtarëve, mes kolegëve dhe atyre që kanë të njëjtin profesion. Por për të ardhur keq, ajo ekziston më shumë mes dijetarëve dhe mes nxënësve të dijes, megjithëse më parësore dhe më e lartë do të ishte që poseduesit e dijes të ishin njerëzit më larg zilisë dhe më afër moraleve të përsosura.

    Vëlla! Nëse sheh se Allahu i ka dhënë mirësi një robi të Tij, përpiqu të bëhesh si ai dhe mos e urre atë përson të cilit Allahu i ka dhënë mirësi, por thuaj: “O Zot! Shtoja atij mirësinë Tënde dhe më jep mua edhe më të mirë se atij!” Zilia nuk ndryshon asgjë nga gjendja aktuale, por siç e përmendëm më sipër, ajo përmban këto dhjetë negativitete dhe të ndaluara, dhe kush mediton më tepër mund të gjejë edhe më shumë se këto, e Allahu është Ndihmuesi më i mirë!

      Current date/time is Wed Dec 07, 2016 8:14 pm