Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Vdekja !!!

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Vdekja !!!

    Post by milan4ever on Fri Mar 27, 2009 2:11 am

    I nderuari besimtar!

    Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.

    O njeri! Mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd. Udhëtimi yt do të jetë i gjatë e i mundimshëm, përgatitu!

    Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?

    Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?

    Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?

    Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?

    Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.

    Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.

    Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’

    Dëshira për jetë të gjatë

    Dëshira për të jetuar më gjatë është preokupim i njeriut, është dëshirë e lindur, por kjo dëshirë duhet të shoqërohet me të gjitha llojet e veprave bamirëse që reflektojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ai i cili shpreson gjatë në jetën e kësaj bote, zakonisht anon nga dëshirat dhe kënaqësitë.

    Muhamedi (alejhi selam) thotë: “ E kap pleqëria birin e Ademit (njeriun) dhe me të përcillen dy (vese): dëshira e madhe (për pasuri) dhe shpresa (për jetë).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)

    Të mençurit thonë: ‘’Është për t’u çuditur me njeriun, i cili mërzitet kur i pakësohet pasuria, ndërsa aspak nuk mërzitet që i pakësohet jeta dhe afrohet afër vdekjes.’’

    Dëshira për të jetuar gjatë është sëmundje kronike me të cilën destabilizon zemrën, ndërsa shërimi nga kjo arrihet vetëm me devotshmëri dhe bindje.

    Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Asaj që i frikësohem më së tepërmi është: pasimi i epsheve dhe dëshira për të jetuar gjatë. E para të pengon nga e vërteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’

    Ibni Ujejne thotë: ‘’Tre momente janë më të vështirat për njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqërohet me të vdekurit dhe dita kur të ringjallet.”

    Allahu i Lartësuar i thotë Jahjas birit të Zekerijas:

    ‘’Dhe selam (paqë) qoftë mbi të (Jahjan) ditën kur u lind, ditën kur vdes, dhe ditën e ringjalljes.’’(Merjem, 15)

    I nderuari vëlla besimtar!

    Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, Ai më së miri na tregon për këtë botë, ajo është lojë, dëfrim, mburrje, dëshira dhe lakmia për epsh dhe pasuri.

    “Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë.
    Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme.” (Hadid, 20)

    “Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë bo­të, por vendkthimi te Allahu është më i mirë.” (Ali Imran, 14)

    Lojë, zbavitje, stoli, pasuri, fëmijë, dëshira për epsh, dashuria për gatë, fëmijët, bagëtitë, të gjitha këto mashtrime dhe përjetime të kësaj bote.

    Vallë, pse të gjitha këto po të mashtrojnë dhe fare nuk e kujton vdekjen?!

    Vëlla i dashur, pse je i hamendur kur përmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty?

    Çfarë është vdekja?

    Jeta dhe vdekja janë dy të kundërta ashtu siç janë të kundërta drita dhe errësira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, në kuptim gjuhësor, do të thotë: heshtje, i pandier, palëvizshmëri, pushim, pezullim. Të gjitha këto i posedon i vdekuri kur shpirti shkëputet nga trupi.

    I nderuari vëlla! Mos e harro këtë realitet dhe këtë vërtetësi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket në dyer për të marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa, 78)

    Vallë mos ke mundësi t’i largohesh që ajo mos të mbërrijë në asnjë kohë dhe vend apo mos ka të bëjë me një kategori të caktuar dhe të tjerët kanë mundësi për të shpëtuar nga vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t’ju tregojë juve çfarë keni punuar.” (Xhumua, Cool

    Për një përfundim të mirë

    I nderuar vëlla musliman!

    Vdekja është një gotë prej saj të gjithë do të pinë. Vëlla, a dëshiron të kesh një përfundim të mirë, nëse po, atëherë së bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmë këto udhëzime:

    Teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar
    Besimi është nyje kyçe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojë apo ta harrojë.
    Ai i cili beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ky besim buron nga thellësia e zemrës dëshmohet me fjalë dhe vepër, nuk ka dyshim që është shkak i një përfundimi të mirë. Kemi hadithin e Muhamedit ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:

    ‘’Me të vërtetë Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atë i cili thotë LA ILAHE IL ALLAH ku me këtë dëshiron vetëm Fytyrën e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njëshmërinë e Allahut në zemrën tënde! Padyshim se një ditë do të mbledhësh frytet e saj në jetën tënde, në momentet e vdekjes, në varrin tënd. Teuhidi do të ndihmoj gjatë llogarisë dhe vetë me të do të përcillesh në xhenetet e larta.

    Takvallëku, respekti dhe frika në Allahun e Lartësuar
    Devotshmëria është njëra ndër shkaqet kryesore që besimtarin e orienton nga përfundimi i mirë. Allahu i Lartësuar thotë:

    “O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (Ali imran, 102)

    “O ju që besuat! Nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzimin (në zemrat tuaja) ta dalloni të vërtetën prej të pavërtetës, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)

    Devotshmëria është shkak për të pranuar veprat:

    “Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (Maide, 27)

    Devotshmëria ta lehtëson gjendjen tënde:

    “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talak, 4)

    Devotshmëria të shpëton nga humbja dhe shkatërrimi:

    “Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do kalojë mbi të (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem, 71-72)

    Devotshmëria të fut në xhenet:

    “Ato janë xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur.” (Merjem, 63)

    I nderuari vëlla, takvallëk, devotshmëri do të thotë: të respektohet Allahu i Lartësuar dhe mos t’i bëhet Atij mëkat, Ai të përkujtohet dhe mos të harrohet.

    Kujtoje Krijuesin e Lartësuar, Ai nga Ti kërkon sinqeritet, Ai t’i mbulon të këqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kërkon që të vdesësh vetëm si musliman. Kujto edhe një herë se devotshmëria të ofron nga përfundimi i mirë.

    Përqendrimi i fortë në fe
    Besimtari i përqendruar në fenë e Allahut të Lartësuar është besniku që ka jetësuar besën e dhënë Krijuesit Fuqiplotë si në qëndrime, shprehje dhe veprime.
    Ky është nderi më i madh, pra përqendrimi, këmbëngulja, serioziteti në fenë islame. Kështu shijohet ëmbëlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atëherë besimtari ka përkrahjen e Allahut të Lartësuar, mbrojtjen e engjëjve të Tij. Ai fare nuk frikësohet e as pikëllohet dhe kështu fiton pozitë në xhenetet e larta.

    “S’ka dyshim se ata që thanë se Zoti ynë është Allahu, pastaj qëndruan fort (nuk u luhatën në besim), atyre u zbresin engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej! Ne jemi miqtë tuaj në jetën e dynjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje nga (Allahu) Falës i madh dhe Mëshirëplotë’.’’ (Fusilet, 30-32)

    Pendimi

    Allahu i Lartësuar pranon pendimin e çdokujt, duhet të shfrytëzohet kjo mundësi mos të asgjësohet. Menjëherë të mirën hapat konkrete duke u larguar nga mëkati, pendimi për mëkatin e bërë, vendosmëria për mos përsiatjen e mëkatit dhe sinqeriteti në pendim. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:

    "O ju që keni besuar! Pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar.
    Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: ‘Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send’.”

    Pendimi i sinqertë të largon nga të këqijat dhe të drejton për në xhenet, pendohuni të gjithë o ju njerëz që ta fitoni mëshirën e Allahut dhe të keni përfundim të mirë në këtë botë.

    Të nderuar vëllezër!

    Gjithashtu, mos harroni, nëse doni të keni përfundim të mirë:

    -Të jeni besnik çdo herë që të regjistroheni në listat e të sinqertëve.

    -Krijoni mendim të mirë mbi Allahun e Lartësuar dhe mos lejoni të vdisni duke mos pasur mendim të mirë mbi Krijuesin Allah. Kujto një gjë, nëse dëshiron takimin me Allahun edhe Ai dëshiron takimin tënd.

    -Drejtohu Allahut të Lartësuar me lutje duke treguar përulësi dhe duke kërkuar orientimin e zemrave në fenë e drejtë dhe përfundimin e mirë me besim të pastër.

    -Zvogëloje dhe pakësoje dëshirën e madhe për dynjanë e ulët dhe përfundimtare, por puno për një jetë të pafund duke i përjetuar të mirat e Allahut të Lartësuar.

    -Largohu nga shkaqet e shumta që sjellin përfundim jo të mirë, si: besimi i dobët, veprimi i bidateve, dyfytyrësia, shoqërimi i njerëzve të prishur, lakmia e madhe për dynjanë, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos përkujtimi i vdekjes, padrejtësia,

    Të nderuar vëllezër!

    Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku?

    Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar:

    “..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)

    Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara.

    “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

    “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)

    I nderuari vëlla besimtar!

    Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.

    Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jetë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.

    “E nëse ai (që vdes) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai do të ketë (te Zoti) kënaqësi (qetësi) dhe furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm. Po në qoftë se ai (që vdes) është prej atyre të dorës së djathtë? Atëherë (atij i thuhet) paqja dhe shpëtimi (siguria) është për ty, (që je) nga ata të dorës së djathtë.
    E në qoftë se (ai që vdes) është prej gënjeshtarëve (mohues i ringjalljes), është prej të humburve (në besim). (atëherë) Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë që vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartëso Zotin tënd të Madhëruar.”(Vakia, 88-96)

    Allahu im! Na përmirëso fenë tonë e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë! Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë!

    Allahu im! Fali të gjithë të vdekurit myslimanë, të cilët dëshmuan në teuhidin – njëshmërinë Tënde, dhe e dëshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqën me shehadet!

    Allahu im! Fali të vdekurit muslimanë, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mëkatet, gabimet, ashtu siç pastrohet petku i bardhë nga papastërtia!

    Allahu im! Na mëshiro me mëshirën Tënde kur të bëhemi të harruar! Mos na le të vetmuar dhe të pasigurt në Ditën kur do të ringjallemi

      Current date/time is Wed Dec 07, 2016 8:16 pm