Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Nora Istrefi: 80% të ditës ia kushtoj Robertit

    Share

    DeFFo
    Moderator
    Moderator

    Nora Istrefi: 80% të ditës ia kushtoj Robertit

    Post by DeFFo on Fri Mar 27, 2009 12:34 am

    Nora Istrefi: 80% të ditës ia kushtoj Robertit
    Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Shumë mendime dhe pasione rrëmbejnë vrullshëm ditët e këtij çifti me një dëshirë për të prekur pikën tjetër, pikën që sjell ekuilibrin e brendshëm në vazhdimësinë e gjërave për të realizuar njeri-tjetrin.

    Intervistoi: Gazmend Kajtazi

    Nora është ndër këngëtaret e dashura dhe të pëlqyera që me zërin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo që shfaqet. Është fashion dizajnere, por kënga e bëri një ndër figurat më të popullarizuara të skenës muzikore. Temperamenti i saj dhe ndjenja për të qenë dikush në jetë, e shtyn që të mos ndalet. Hapat e saj në muzikë janë të shpejtë dhe të sigurt. Kultivon shije të re te audienca. Publikut i jep forcë që të vazhdojë tutje. Ajo premton se nuk do ta zhgënjejë.

    Roberti është pjesë e grupit muzikor që prej shumë vitesh bashkëpunon me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si një djalë simpatik është klaviaturist i mirë.

    Të dy janë rritur në mjedise ku mbretëron fryma muzikore. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.
    Nora dhe Roberti me ne në këtë intervistë...



    Nora, kërkimi yt në fushën e artit është drejtuar tek muzika?

    Nora: Po natyrisht! Muzika është gjithçka për mua, jeton në mua, si fëmijë kam ëndërruar, jam munduar shumë që ta arrij këtë ëndërr. Për të gjithë ata që se dinë, studimet i kam mbaruar në një degë tjetër të artit që ka të bëjë me modën, për fashion design. Dizajni i modës tash është profesioni im.

    Zëri juaj është karakteristik. Sa i kushton kujdes për ta zhvilluar?

    Nora: Faleminderit...i kushtoj shumë kujdes, një kohë vazhdimisht kam mbajtur orë me një solokëngëtare profesioniste rreth ushtrimeve të zërit, kurse tash ushtroj në shtëpi duke kënduar këngë nga më të ndryshmet, vokalizma, etj.

    Sa e vështirë është për të rezistuar gjatë në skenë, si dhe e admirueshme?

    Nora: Nuk është aspak e lehtë për ata që duan të mbesin më gjatë në skenë dhe gjithmonë të sjellin gjëra të mira. Duhesh të lodhesh fizikisht, psikikisht duke menduar se çfarë të bëjmë! Kur ke një staf me njerëz që të ndihmon, atëherë suksesi është i garantuar, por këtu shumicën e gjerave duhesh t’i bësh vet!

    Një këngë, që të bëhet hit duhet të ketë...

    Nora: Një melodi shume e mirë, jo e ngarkuar, pastaj vjen teksti, ritmi, aranzhmani i mirë, interpretimi, ndonjë instrument që futet live, veç sa e zbukuron etj.

    Ke eksperimentuar me këngën për të gjetur ritmet që i shkojnë Norës?

    Nora: Po, është normale, kur kompozitori ka përfunduar demon e këngës, por ka pas raste kur s’kam qenë shumë e kënaqur, kemi ndërruar çka s’më ka pëlqyer dhe ka dal më bukur kënga.



    Ndonjëherë, rastësitë janë detaje që lidhin nyje të rëndësishme të jetës. Njohja me Robertin, mund të përshkruhet si një rastësi, apo...Mund të tregoni diçka më shumë?

    Nora: Ne të dy, në fakt jemi njohur, por ishte muzika ajo që na lidhi që në fillim dhe e konsideroj veten shumë me fat që e kam Robertin.

    Çfarë të tërhoqi më shumë te Roberti?

    Nora: Sytë depërtues, qëndrimi, bisedat që zhvillonte, sensi i humorit, sinqeriteti dhe ka shpirt artisti.

    Ku qëndron ndryshimi mes teje dhe Robertit?

    Nora: N’thelb jemi krejtësisht të njëjtë, por normal, që në disa gjëra të vogla ndryshojmë...

    Për çfarë është i hatashëm Roberti?
    Nora: Është muzicient i shkëlqyer.

    Sa përqind të ditës ia kushton të dashurit?

    Nora: 80%

    Çfarë do të ndryshonit tek vetja?

    Nora: Askush s’është perfekt, kështu që nuk do të ndryshoja asgjë tek vetja.

    Ju pëlqejnë tatuazhet dhe keni ndonjë të tillë në trup...

    Nora: Më pëlqejnë, por nuk kam menduar ndonjëherë për t’bërë tatoo.

    Aktualisht, me çfarë po merreni ju Nora?

    Nora: Jam duke punuar rreth disa këngëve të reja.

    Lexoni ndonjëherë gazeta dhe a ju intereson ndopak politika...?

    Nora: Po i lexoj shumë shpesh, e sidomos vikendeve në aeroplan. Kam dëshirë të jem e informuar për çdo gjë.



    Roberti është pjesë e grupit muzikor që prej shumë vitesh bashkëpunon me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si një djalë simpatik është klaviaturist i mirë...

    Robert, si është dita jote?

    Roberti: Verës nxehtë dimrit ftohtë, varet se çfarë pune kam atë ditë, ashtu edhe dita më kalon, paradite i lirë, kurse pasdite i zënë me punë.

    Tingulli që të pëlqen më shumë?

    Roberti: Varet prej instrumentit me të cilin e ekzekuton atë tingull.

    Kur nxehet Roberti... çfarë ndodh?

    Roberti: Ftohet shpejt.

    Për ju një femër kur mund të quhet e bukur?

    Roberti: Vetëm kur e njoftoj tek atëherë mundem me e ditë sa është e bukur.

    Cili është problemi më i mprehtë i femrës?

    Roberti: T’kisha qenë femër t’u kisha përgjigj, po besomë, që nuk e di.

    Keni derdhur lot ndonjëherë?

    Roberti: Me filma turqisht kur kam qenë i vogël.

    Momenti juaj më i preferuar?

    Roberti: Kam shumë...

    Ka shumë sekrete të fshehura në shpirtin tuaj?

    Roberti: Jo, nuk di me fsheh.

    Pika juaj më e dobët?

    Roberti: Nuk mund të shoh gjak live, si në TV, e kam pikë shumë të dobët.

    Pse jeni kaq tërheqës tek femrat?

    Roberti: Nuk e di a jam a s’jam, veç më shumë kisha thënë që më simpatizojnë si muzicient dhe përcjellës i Sinanit.



    Si do ta përshkruanit veten?

    Roberti: Nuk e di. Në këtë pyetje më mirë do të ishte përgjigj Nora.

    Cila është receta, sipas jush, që duhet të përdor një mashkull për të bërë për vetë një femër?

    Roberti: Mos me rrejtë, me e ‘shti’ me qeshë sa më shumë edhe jo fort me u lazdruar .

    Çfarë të tërhoqi më shumë te Nora?

    Roberti: Pa modesti, gjithçka.

      Current date/time is Sun Dec 11, 2016 2:17 am