Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    TEUTA NGA SARANDA!

    Share

    DeFFo
    Moderator
    Moderator

    TEUTA NGA SARANDA!

    Post by DeFFo on Fri Mar 27, 2009 12:25 am

    Teuta Krasniqi, ose sikurse jemi mësuar ta identifikojmë me Saranda nga seria "Kafeneja jone", këtyre ditëve bie në sy edhe për lukun e ri dhe disa risi. Ajo, tashmë ka një karrierë të pasur në skenë dhe në film.

    Intervistoi: Gazmend Kajtazi

    Të kalojmë te jeta juaj artistike, te pjesa më e bukur e vetes suaj. Ju vlerësojnë si vajzë me karakter, të bukur dhe të zgjuar. A ia keni pare hairin kësaj?

    Faleminderit për këto fjalë. Njeriu duhet ta ndërtojë dhe zhvilloj veten në mënyrë të duhur nëse do t’ja sheh hairin vetes. Unë gjithmonë kam pasur kërkesa të mëdha nga vetja dhe kam punuar me shumë përkushtim që t’i realizoj ato që një ditë si thatë ju “t’ju shoh hairin”, edhe pse unë ende nuk e konsideroj se kam arritur kulmin e karrierës. Vazhdoj të punoj me shumë vullnet e përkushtim për t’i arritur caqet e dëshiruara.
    Ndërsa sa i përket pamjes fizike, ajo nuk është merite imja, sepse Zoti na ka krijuar dhe e tëra që ne mund të bëjmë, është që të kujdesemi për të, atë e bëj edhe unë, kujdesem për mirëqenien time.





    Çka është duke punuar Teuta, aktualisht?

    Aktualisht jam shumë e angazhuar rreth projektit tim; së shpejti publiku do të ketë mundësi ta shoh një emision të ri në RTK, i cili do të ketë karakter humanitar. Poashtu kam filluar provat për një shfaqje, e cila do ta ketë premierën nga fundi i këtij muaji, e reja tjetër është se jam bashkëproducente e një seriali të ri me titull “SpitaliKS”, i cili së shpejti do të fillojë të transmetohet si dhe vazhdoj me provat dhe xhirimet për serialin “Kafeneja Jonë”.

    A prisni oferta të reja?

    Momentalisht edhe po të kem oferta të reja, qoftë për shfaqje qofte për emision, nuk do të kem kohë për të filluar ndonjë projekt të ri, pa i mbaruar këto që i kam filluar.

    Çka e shquan Teutën. A do të thotë se vetë emri Teutë iu ka bërë që të ndiheni paksa mbretërore?

    Duke mos dashur të hingëlloj jo modeste, po e them që ndihem si një përfaqësuese e denjë për të mbajtur këtë emër dhe nuk do ta ndërroja me asnjë emër në botë, edhe pse tek në është shumë i shpeshtë. Emrin e kam mbretëror, madje edhe shenjen e horoskopit (luan) dhe domosdoshmërisht këto flasin diçka edhe për tipin tim...hahaha...pak shaka sepse unë e çmoj shumë modestinë te njerëzit dhe unë këtë virtyt nuk do ta humb asnjëherë.

    Keni deklaruar se e keni idol vëllain tuaj, Memlin, zëdhënësin e Qeverisë, a do të thotë kjo se jeni afër pushtetit?

    Memlin e kam pasur gjithmonë si një model se si është një njeri për së mbari në çdo aspekt dhe se si me vullnet të mirë e shumë punë mund të arrijë t’i realizoj kërkesat që ka njeriu nga vetja. Memli në sytë e mi është vëlla të cilin e dua dhe e çmoj shumë për vetitë e tij që ka si njeri, krenohem me të e natyrisht që i çmoj edhe arritjet e tij profesionale, por kjo, natyrisht, nuk ka të bëj me atë që thoni ju, “afër pushtetit”.

    A i lejohet artistit të ketë preferenca politike?

    Të gjithë ne, në radhë të parë jemi njerëz e pastaj artistë, doktorë apo çfarëdo profesioni qoftë, kështu që natyrisht që u lejohet artistëve të kenë preferenca politike, sepse në fund të fundit edhe ne jemi pjesë e shoqërisë dhe ballafaqohemi me përditshmërinë e këtij vendi. Madje artistët mund të kontribuojnë shumë në promovimin dhe ngritjen e vlerave të mirëfillta, madje qofshin ato të lidhura direkt me politikën e vendit.



    Më parë dhe babai juaj ishte në parti dhe u tërhoq, po ju mendoni të bëni karrierë politike, apo vetëm artistike?

    Unë mendoj që kam trashëguar nga babi dashurinë për artin, politikën nuk e shoh si karrierë timen. Unë dua të bëj atë çfarë dua dhe di ta bëj më së miri e këtu bën pjesë profesioni im si aktore dhe moderatore. Nuk e di çfarë do të sjell e ardhmja, por sinqerisht për politikë nuk ndjej dashuri.

    Sa harxhoni për dukjen tuaj?

    Harxhoj mjaft, unë konsideroj që secili njeri duhet të kujdeset për trupin e vet në radhë të parë në aspektin shëndetësor dhe higjienik, kur këto dyja janë në rregull, atëherë komoditeti është evident, por kur ia shtojmë edhe “zbukurimin”, gardërobën e dëshiruar, grimin e duhur, atëherë jemi të kompletuar. Unë nuk e bëj veten “rob” të gardërobës ose takeve ose frizurës vetëm e vetëm për t’u dukur më bukur, përkundrazi unë e kam të rëndësishëm komoditetin, rehatinë me veten. Nga kjo rehati rrjedh edhe vetëbesimi.

    A keni preferenca për ushqim?

    Preferencat e mia janë shumë ekstreme. E dua shumë ushqimin e detit dhe njëkohësisht i dua shumë brumërat. Përndryshe ëmbëlsirat e ndryshme dhe çokollatat jane pjesë e përditshmërisë sime.

    A keni kohë të keni kohë?

    Sa pyetje simpatike. Me të gjitha obligimet që kam, unë gjej edhe kohë të lirë dhe atë kohë e kaloj me të afërmit e mi. Konsideroj veten si njeri familjar dhe mundohem që ta ndaj jetën private nga ajo profesionale në mënyrë që asnjëra tjetrës të mos i bëjnë dëm, përkundrazi, gjithmonë kam pasur mbështetjen e plotë të njerëzve të dashur dhe për këtë jam shumë falënderuese.



    eni edhe pak besimtare, apo jo?

    Besimi nuk ka njësi matëse që të thuhet pak ose shumë. Askush për askënd nuk mund ta dijë sa beson, atë e di vetëm Zoti për secilin. Unë mendoj që besimi të jep një qetësi shpirtërore dhe e lehtëson jetën. Na bën më të përgjegjshëm dhe më pak paragjykues. Thjeshte na bën njerëz më të mirë.

    Çka i porosisni të rejat tona, si duhet të sillen me rrethin dhe si duhet të duken në shoqëri?

    Unë e kam një porosi, të jenë origjinale, të besojnë në vlerat e tyre dhe të punojnë në mënyrën e duhur për t’i realizuar qëllimet e tyre. Të kërkojnë thellë vetes dhe ta nxjerrin më të mirën nga vetja, sepse gjërat sipërfaqësore sado të bukura apo të këndshme të jenë, kanë jetë të shkurtër.

      Current date/time is Sun Dec 11, 2016 2:14 am