Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Pagjumësia

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Pagjumësia

    Post by milan4ever on Thu Mar 26, 2009 5:51 pm

    Nuk ju zë gjumi dhe nëse zgjoheni nuk arrini të flini dot përsëri? Pagjumësia në gjuhën mjekësore quhet “insomnia”. Pagjumësia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisë. Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa dhe kohëzgjatja e tij. Tek të rinjtë shfaqen më shumë vështirësi në nisjen e gjumit kurse tek të moshuarit plus kësaj dhe zgjimi i shpeshtë natën krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetës shtojnë problemet e gjumit. Gratë kanë më shumë probleme në këtë drejtim. Sidomos gjatë shtatëzanisë apo gjatë menopauzës. Në fakt vështirësitë në fjetje krijojnë tek njeriu idenë se përsëri nuk do ta zërë gjumi dhe kjo veçse ia shton edhe më shumë problemin.

    Shkaqet: Mund të keni ngrënë pak më shumë seç duhet çokollatë apo pirë pak tepër kola, çaj apo kafe. Për një person të ndjeshëm edhe një sasi e vogël kafeine mund t’ju lëjë pa gjumë. Apo ndoshta keni pirë cigare para se të flini. Edhe ilaçet për gjumë bashkë me alkolin mund tju lënë pa gjumë pasi trupi mësohet me ato dhe bën efekt të kundërt megjithëse si fillim ato ju sjellin gjumin. Ushtrimet e rënda gjimnastikore apo punët e mbingarkuara para gjumit mund të shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.

    Dhimbjet e ndryshme mund tju shkaktojnë pagjumësi sidomos tek të moshuarit që vuajnë nga dhimbjet kronike të kyçeve. Depresion dhe stresi janë të tjerë shkaktarë të pagjumësisë. Një krevat i papërshtatshëm mund të jetë problem.

    Edhe problemet me prostate, apo të diabetit dhe të rrugëve urinare duke bërë që të ngriheni shpesh natën për nevojat personale mund të prishin gjumin tuaj.Gjithashtu edhe problemet me frymëmarrjen, të zemrës apo ato alergjike mund tju shkaktojnë probleme me gjumin tuaj.

    Diagnoza: Gjatë diagnozës të këtij lloj problemi duhen marrë parasysh anamneza(shqetësimet), si janë krijuar dhe me se kanë lidhje, një vlerësim psikologjik i atij që vuan nga këto shqetësime dhe një vizitë mjekësore bashkë me disa teste. Vetëm pasi janë kryer të gjitha këto kërkime dhe pas tyre pacienti nuk ka gjetur zgjidhje apo këto kërkime e bëjnë të dyshoj mjekun për një problem shumë specific që ka të bëjë me gjumin atëherë mund ti drejtoheni laboratorit të gjumit.

    Si ta pengojmë pagjumësinë?

    * Së pari duhet theksuar se alkoli nuk është aspak qetësues bile pirja e tij ndikon negativisht.
    * Në disa raste mund të të duhet të përdoren ilaçet por për një kohë të shkurtër.
    * Mos flini as shumë të ngopur e as të uritur. Hani të paktën 3-4 orë para se të flini.
    * Qëndroni larg prej kafesë,alkolit, kolës dhe pijeve me kafeinë.
    * Bëni gjimnastikë të rregullt por në darkë vonë largojuni aktiviteteve të stërmunduara.
    * Mos shkoni në shtrat pa ju ardhur gjumi.
    * Dhomën e gjumit mos e përdorni për gjë tjetër veçse për gjumë.
    * Nëse nuk ju zë gjumi ngrihuni dhe kaloheni kohën me diçka tjetër. Kur t’ju rrikthehet gjumi dhe ju kthehuni në krevat.
    * Në çfarëdo ore të shtriheni mundohuni të ngriheni në të njëjtën orë.
    * Mundohuni të mos flini ditën dhe ta izoloni nga zhurmat, drita dhe temperatura.
    * Mund të merrni një dush para se të flini.
    * Pini një gotë qumështi të ngrohtë para se të flini.
    * Flini mbi çarçaf dhe këllëf të pastër.

      Current date/time is Thu Dec 08, 2016 4:21 pm