Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Lala: Duam fitore kundër Hungarisë

    Share

    milan4ever
    Administrator
    Administrator

    Lala: Duam fitore kundër Hungarisë

    Post by milan4ever on Wed Mar 25, 2009 11:04 pm


    Kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, në një intervistë për sportiven shqiptare Sporti Shqiptar, ka thënë se barazimi nuk do ta kënaqte atë dhe se kombëtarja do të kërkojë tri pikë nga ndeshja e radhës kundër Hungarisë.

    Në ndeshjen e parë kundër Hungarisë, të vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2010, Shqipëria pësoi me rezultat 2-0 në fushë mysafire, por Lala thotë se kombëtarja kishte bërë një paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e parë, pavarësisht humbjes.

    “Nëse do t’i referohemi takimit të parë, mund të them se vetë hungarezët (po citoj ish-shokun tim të skuadrës, Hustin) e kanë pranuar që në pjesën e parë ne kemi luajtur më mirë dhe mund të kishim shënuar dhe fituar ndeshjen”, thotë kapiteni Lala.

    “Hungaria ka dy lojtarë shumë të mirë, Hustin dhe Hajnal, pa harruar edhe një futbollist të PSV Eindhovenit, që luan në krahun e majtë. Në përgjithësi do të thosha se nuk janë më lart se ne, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi që të kapim vendin e dytë”.

    Në pyetjen nëse barazimi do të ishte një rezultat i pranueshëm, mesfushori i Hannoverit ka thënë se ‘barazimi mund të pranohet si gjysma e të keqes’.

    “Barazimi gjithmonë nuk të kënaq, sepse ky sistem tripikësh nuk është se të ngre shumë në tabelë. Megjithatë, barazimi mund të pranohet si gjysma e së keqes”, ka shtuar mesfushori shqiptar

    Admin
    Administrator
    Administrator

    Re: Lala: Duam fitore kundër Hungarisë

    Post by Admin on Wed Mar 25, 2009 11:16 pm

    Ishalla fitojn .....


    _________________
    IT Support

      Similar topics

      -

      Current date/time is Sun Dec 11, 2016 2:11 am