Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Deklarata e Pavaresise se Kosoves

    Share

    Admin
    Administrator
    Administrator

    Deklarata e Pavaresise se Kosoves

    Post by Admin on Tue Mar 24, 2009 11:29 pm

    Te mbledhur ne mbledhje te jashtezakonshme me 17 shkurt 2008, ne kryeqytetin e Kosoves, ne Prishtine,

    Duke iu pergjigjur thirrjes se popullit per te ndertuar nje shoqeri qe respekton dinjitetin njerezor dhe afirmon krenarine dhe synimet e qytetareve te saj,

    Te zotuar per teu perballur me trashegimine e dhembshme te se kaluares se afert ne fryme te pajtimit dhe faljes,

    Te perkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit te diversitetit te popullit tone,

    Duke riafirmuar deshiren tone per teu integruar plotesisht ne familjen euroatlantike te demokracive,

    Duke verejtur se Kosova eshte nje rast special qe del nga shperberja jokonsensuale e Jugosllavise dhe nuk eshte presedan per cilendo situate tjeter,

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunes ne Kosove qe shqetesuan ndergjegjen e te gjithe popujve te civilizuar,

    Mirenjohes qe bota intervenoi me 1999 duke hequr ne kete menyre qeverisjen e Beogradit mbi Kosoven, dhe vendosur Kosoven nen administrimin e perkohshem te Kombeve te Bashkuara,

    Krenare qe Kosova qe atehere ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike te demokracise qe shprehin lirisht vullnetin e qytetareve tane,

    Duke rikujtuar vitet e negociatave te sponsorizuara nderkombetarisht ndermjet Beogradit dhe Prishtines mbi eeshtjen e statusit tone te ardhshem politik,

    Duke shprehur keqardhje qe nuk u arrit asnje rezultat i pranueshem per te dyja palet perkunder angazhimit te mirefillte te udheheqesve tane,

    Duke konfirmuar se rekomandimet e te Derguarit Special te Kombeve te Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojne Kosoves nje kornize gjitheperfshirese per zhvillimin e saj te ardhshem, dhe jane ne vije me standardet me te larta europiane per te drejtat te njeriut dhe qeverisjen e mire,

    Te vendosur qe ta shohim statusin tone te zgjidhur ne menyre qe tei jipet popullit tone qartesi mbi te ardhmen e vet, te shkohet pertej konflikteve te se kaluares dhe te realizohet potenciali i plote demokratik i shoqerise sone,

    Duke nderuar te gjithe burrat dhe grate qe bene sakrifica te medha per te ndertuar nje te ardhme me te mire per Kosoven,

    1. Ne, udheheqesit e popullit tone, te zgjedhur ne menyre demokratike, nepermjet kesaj Deklarate shpallim Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tone dhe eshte ne pajtueshmeri te plote me rekomandimet e te Derguarit Special te Kombeve te Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves.

    2. Ne shpallim Kosoven nje republike demokratike, laike dhe multietnike, te udhehequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes se barabarte sipas ligjit. Ne do te mbrojme dhe promovojme te drejtat e te gjitha komuniteteve ne Kosove dhe krijojme kushtet e nevojshme per pjesemarrjen e tyre efektive ne proceset politike dhe vendimmarrese.

    3. Ne pranojme plotesisht obligimet per Kosoven te permbajtura ne Planin e Ahtisarit, dhe mirepresim kornizen qe ai propozon per te udhehequr Kosoven ne vitet ne vijim. Ne do te zbatojme plotesisht ato obligime, perfshire miratimin prioritar te legjislacionit te perfshire ne Aneksin XII te tij, veeanerisht ate qe mbron dhe promovon te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre.

    4. Ne do te miratojme sa me shpejt qe te jete e mundshme nje kushtetute qe misheron zotimin tone per te respektuar te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te te gjithe qytetareve tane, posaeerisht ashtu sie definohen me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do te inkorporoje te gjitha parimet relevante te Planit te Ahtisaarit dhe do te miratohet nepermjet nje procesi demokratik dhe te kujdesshem.

    5. Ne mirepresim mbeshtetjen e vazhdueshme te bashkesise nderkombetare per zhvillimin tone demokratik nepermjet te pranive nderkombetare te themeluara ne Kosove ne baze te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (1999). Ne ftojme dhe mirepresim nje prani nderkombetare civile per te mbikeqyrur zbatimin e Planit te Ahtisaarit dhe nje mision te sundimit te ligjit te udhehequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojme dhe mirepresim NATO-n qe te mbaje rolin udheheqes ne pranine nderkombetare ushtarake dhe te zbatoje pergjegjesite qe i jane dhene sipas Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (1999) dhe Planit te Ahtisaarit, deri ne ate kohe kur institucionet e Kosoves do te jene ne gjendje te marrin keto pergjegjesi. Ne do te bashkepunojme plotesisht me keto prani ne Kosove per te siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin ne te ardhmen ne Kosove.

    6. Per arsye te kultures, gjeografise dhe historise, ne besojme se e ardhmja jone eshte ne familjen europiane. Per kete arsye, ne shpallim synimin tone per te marre te gjitha hapat e nevojshem per te siguruar anetaresim te plote ne Bashkimin Europian sapo qe te jete e mundshme dhe per te zbatuar reformat e kerkuara per integrim europian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirenjohje Organizates se Kombeve te Bashkuara per punen qe ka bere per te na ndihmuar ne rimekembjen dhe rindertimin pas lufte dhe ndertimin e institucioneve te demokracise. Ne jemi te perkushtuar te punojme ne menyre konstruktive me Organizaten e Kombeve te Bashkuara gjersa ajo vazhdon punen e saj ne periudhen ne vijim.

    8. Me pavaresine vie detyra e anetaresise se pergjegjshme ne bashkesine nderkombetare. Ne e pranojme plotesisht kete detyre dhe do tei permbahemi parimeve te Kartes se Kombeve te Bashkuara, Aktin Final te Helsinkit, akteve tjera te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe, obligimeve ligjore nderkombetare dhe parimeve te marredhenieve te mira nderkombetare qe shenojne marredheniet ndermjet shteteve. Kosova do te kete kufijte e saj nderkombetare ashtu sie jane parapare ne Aneksin VIII te Planit te Ahtisaarit, dhe do te respektoje plotesisht sovranitetin dhe integritetin territorial te te gjithe fqinjve tane. Kosova, po ashtu, do te permbahet nga kercenimi apo perdorimi i forces ne cilendo menyre qe eshte jokonsistente me qellimet e Kombeve te Bashkuara.

    9. Ne, nepermjet kesaj Deklarate, marrim obligimet nderkombetare te Kosoves, perfshire ato te arritura ne emrin tone nga Misioni i Administrates se Perkohshme te Kombeve te Bashkuara ne Kosove (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera te ish-Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise ndaj te cilave obligohemi si ish-pjese konstituive, perfshire konventat e Vjenes per marredheniet diplomatike dhe konsullore. Ne do te bashkepunojme plotesisht me Tribunalin Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine. Ne synojme te kerkojme anetaresim ne organizatat nderkombetare, ne te cilat Kosova do te synoje te kontribuoje per qellime te paqes dhe stabilitetit nderkombetar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone te Europes Juglindore. Pavaresia jone e sjell ne fund procesin e shperberjes se dhunshme te Jugosllavise. Gjersa ky proces ka qene i dhembshem, ne do te punojme pa pushim per tei kontribuar nje pajtimi qe do te lejonte Europen Juglindore te shkoje pertej konflikteve te se kaluares dhe te farkoje lidhje te reja rajonale te bashkepunimit. Per kete arsye, do te punojme se bashku me fqinjte tane per te avansuar te ardhmen tone te perbashket europiane.

    11. Ne shprehim, ne veeanti, deshiren tone per te vendosur marredhenie te mira me te gjithe fqinjte tane, perfshire Republiken e Serbise, me te cilen kemi marredhenie historike, tregtare dhe shoqerore, te cilat synojme tei zhvillojme me tej ne te ardhmen e afert. Ne do te vazhdojme perpjekjet tona per tei kontribuar marredhenieve te fqinjesise dhe bashkepunimit me Republiken e Serbise duke promovuar pajtimin ndermjet popujve tane.

    12. Ne, nepermjet kesaj, afirmojme ne menyre te qarte, specifike dhe te parevokueshme se Kosova do te jete ligjerisht e obliguar te plotesoje dispozitatat e permbajtura ne kete Deklarate, pershire ketu veeanerisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Ne te gjitha keto eeshtje, ne do te veprojme ne pajtueshmeri ne parimet e se drejtes nderkombetare dhe rezolutat e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, perfshire Rezoluten 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se te gjitha shtetet kane te drejten te mbeshteten ne kete Deklarate, dhe i bejme apel te na ofrojne perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre.

      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:57 am