Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever


Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin


Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin


Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Rregullorja e Forumit!

    Share

    Admin
    Administrator
    Administrator

    Rregullorja e Forumit!

    Post by Admin on Sat Mar 21, 2009 9:39 pm

    Code:
    Mirëserdhët në Peqani FORUM!

    Regjistrimi në  Peqani Forum është falas. Pasi që jeni regjistruar në forum ju i pranoni rregullat dhe rregulloren e forumit. Është detyra jonë që ta kontrollojmë forumin dhe ta mirëmbajmë. Thyerja e rregullave mund të sjellë deri tek largimi i anëtarëve nga forumi. Të gjitha vendimet e Administratorëve dhe Moderatorëve janë përfundimtare.

    Code:
    Ky është një forum privat dhe gjuha Shqipe është gjuha që duhet të përdoret në forum.

    Rregullat kryesore të forumit.

    1. Sjellja shoqërore
    Asnjë shkrim me përmbajtje raciste, nacionaliste apo fyese nuk do të tolerohet. Të gjitha shkrimet e tilla do të fshihen pa paralajmërim. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografitë me përmbajtje të papranueshme. Kërcënimet ndaj anëtarëve të tjerë nuk do të tolerohen. Ju jeni i mirëseardhur që të shprehni mendimet tuaj dhe të sfidoni të tjerët me mendimet apo opinionet tuaja, por në mënyrë të rrespektueshme dhe pa e fyer askë. Fyerja e anëtarëve mund të sjellë deri te përjashtimi i anëtarit.

    Code:
    2. Përsëritja e temave
    Mos hapni tema të njejta në shumë rubrika njëkohësisht. Para se të hapni një temë shikoni se a egziston ajo temv në Forum. Temat e përsëritura do të fshihen dhe do të nuk do të fshihet ajo e cila është hapur në rubrikën përkatëse. Ju lusim që gjatë hapjes së temave të hapni temat në rubrikat përkatëse.

    Code:
    3. Logo personale (Avatar) dhe Firma (Signature)
    Logo personale nuk duhet të jetë më e madhe se 120x120 piksela. Firma juaj nuk duhet të përmbajë imazhe më të mëdha se 350x120 piksela apo nuk duhet t'i kalojë 3 rreshta me 200 simbole. Në firmën tuaj nuk duhet të ketë linqe të faqeve tjera. Administratori ka të drejtë të fshijë logon tuaj personale apo firmën nëse nuk është në pajtim me Rregulloren e Forumit.

    Code:
    4. Gjuha e Forumit
    Forumi i peqani është forum në gjuhën shqipe dhe të gjitha postimet në forum duhet të bëhen në gjuhën shqipe, përveç citimeve, teksteve të këngëve, termave internacional, etj. Në forum të përdoren sa më pak lokalizmat dhe të mundohemi të shkruajmë me gjuhë sa më të pastër.

    Code:
    5. SPAM, Marketing
    Mundohuni që përgjigjet në tema të jenë kuptimplota, mos të përmbajnë vetëm një emotikon apo një fjalë. Sa më shumë që të diskutojmë pasurojmë edhe dijen tonë dhe të tjerëve. Mos bëni postime ku i ftoni anëtarët e forumit që të vizitojnë faqe të tjera për qëllime komerciale (si p.sh webfaqe personale, të kompanive). Reklamimi i faqeve të tjera në Forum ndalhet. Postime të cilat përmbajnë marketing të ndonjë shërbimi apo produkti do të fshihen. Në Forum ndalohet shkruarja me SHKRONJA TË MËDHA (CAPS LOCK).

    Code:
    6. Identitetet e dyfishta
    Nëse zbulojmë se ndonjë anëtarë po përdorë dy apo më shumë emra në forum do të përjashtohet nga forumi, posaçërisht nëse paraqitet në gjini të ndryshme.

    7. MSN style
    Mundohuni që të mos aplikoni "MSN Style" në forum. MSN Style do të thotë bisedat në mes dy anëtarëve në stilin e mesengjerit. Këto diskutime muund t'i bëni në temën përkatëse, Chit-Chat.

    Code:
    8. Moderatorët
    Moderatorë kanë të drejtë të bëhen anëtarët e rregullt të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të postimeve. Poashtu për të qenë Moderatorë, anëtari i forumit nuk duhet të ketë pranuar vërejtje paraprakisht nga Admin/Mod të forumit. Për t'u bërë Moderator ju duhet të parashtroni kërkesën tek Administratori i forumit dhe ne brenda një kohe të shkurtër do t'ju kthejmë përgjegje. Administratorët/Moderatorët kanë për detyrë që të mirëmbajnë punën e forumit. Ata nuk janë kundër askujt personalisht dhe nëse ndonjëherë ju fshihet postimi mos mendoni se Admin/Mod ka diçka personale kundër jush.


    Code:
    9.Ne forum nuk lejohet asnje reklamim i ndonje forumi tjeter ose faqeje shkarkuese.
    Code:
    10. Editimi i postimeve
    Administratorët/Moderatorët kanë të drejtë të editojnë apo fshijnë postimet tuaja nga forumi nëse janë në kundershtim me Rregulloren e Forumit. Nëse mendoni se iu është bërë e padrejtë në fshirjen apo editimin e postimeve ju lutem kontaktoni Administratorin e Forumit.

    Stafi i peqani forum mbanë të drejtën për të ndryshuar Rregulloren e Forumit në çdo kohë.

    Diskutim të këndshëm në Peqani FORUM

      Current date/time is Sat Dec 10, 2016 8:54 am